Analistët: Shqiptarët të jenë kontributorë në orinetimin Euro-Atlantik
Votat e shqiptarëve të Malit të Zi kanë edhe rëndësinë matematikore, ku kanë mundësi të bëhen komuniteti tretë atje, deklaroi analisti Fisnik Halimi, ndërkaq analisti Milazim Krasniqi shtoi se zgjedhjet në Mal të Zi i shoh në dy kontekste, në kontekstin malazezë dhe atë shqiptar.
Kështu deklaruan në emisionin Debat te RTK.
Duke vazhduar, Krasniqi theksoi se sa përket kontekstit malazez, dihet, Mali Zi po ballafaqohet me sulmet provokuese të Serbisë, sidomos nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila me aprovimin e ligjit për bashkësitë fetare dhe pronat e tyre, ata kanë filluar një proces të destabilizimit në rrënjë, në themel të shtetit të Malit të Zi, ku e gjithë kjo po dirigjohet nga Beogradi. Prandaj zgjedhjet e së dieles atje janë të rëndësishme për ta ruajtur orientimin Euro-Atlantik të Malit të Zi dhe ruajtjen e statusit të shqiptarëve brenda këtij orientimi. Pra shqiptarët të bëhen kopntibutorë të këtij orientimi sikurse në pavarësimin e Malit të Zi dhe anëtarësimit në NATO.
“Ndërsa sa i përket shqiptarëve atje, sado dashamirës të jemi, duhet pranuar se atje janë një komunitet i vogël e i çorganizuar. Vetë lista e garimeve tregon se sa janë të organizuar ata”, deklaroi Krasniqi. RTKLive























