07:27 / 28.08.2020
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, ishte i infektuar me Coronavirus
Betejën me coronavirusin e ka humbur edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për zyrtarin policor me prejardhje nga Peja, Ali Çelaj.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.
Kujtojmë se 6 persona kanë vdekur dhe 141 raste të reja me coronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit. Ndërkaq janë shëruar 143 persona.























