Messi nuk ndryshon mendje, City favorit, Interi punon në heshtje
BKT
Sport

Messi nuk ndryshon mendje, City favorit, Interi punon në heshtje

Presidenti Josep Maria Bartomeu ka bërë me dije se ai do të largohet nga drejtimi i Barcelonës në mënyrë që Lionel Messi të vazhdojë aventurën te Barça, gjithmonë nëse sipas argjentinasit problemi i vërtetë i blaugranave është pikërisht presidenti, por mesa duket as kjo lëvizje e numrit 1 të klubit katalanas nuk ja ka ndryshuar mendjen yllit argjentinas i cili është i vendosur për t’u larguar. 

Manchester City vazhdon të jetë në pole-position për të firmosur me Leo Messin, por edhe Paris Saint Germain e Inter nuk mbeten pas.

Në Itali Messi do të kishte lehtësira përsa i përket taksave dhe kjo është një favor për zikaltrit të cilët po punojnë në heshtje madje janë të gatshëm të firmosin me Vidal një mik i vjetër i Leos dhe të mbajnë në skuadër Lautaro Martinez për të bindur yllin e Barçës të transferohet në San Siro. Ndërkohë një telefonatë mund t’i ndryshojë mendjen Messit, të paktën kështu raportojnë mediat ndërkombëtare. Angel Di Maria ka telefonuar mikun e tij, duke i kërkuar të zgjedhë Paris Saint Germain si destinacionin e tij të ardhshëm. Nuk dihet ende përgjigja e Messit që ka edhe një ofertë në tryezë nga Manchester City për një kontratë 5-vjeçare, 3 vite si lojtar i City-t të Guardiolës dhe 2 vite të tjera te skuadra satelite e Citiziens në Major League Soccer.