14:08 / 28.08.2020
Kastrati sot mban takim online me qytetarë dhe përfaqësues të MASH
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, sot do të mbajë takim online me qytetarë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Prindërve e drejtorë të shkollave, lidhur me procesin e riorganizimit të institucioneve arsimore, dhe në funksion të zbatimit të Marrëveshjes së lidhur midis Ministrisë dhe Komunës.
Takimi online do të mbahet nga ora 17:00 në platformën Zoom.
Procedura e kyçje në platformën Zoom:
1. Nëse e keni të instaluar aplikacionin ZOOM, atëherë klikoni në këtë link: https://us02web.zoom.us/j/86904025435
apo;
2. Nëse lidheni përmes browserit (preferohet Google Chrome), atëherë klikoni këtë link: https://zoom.us/join
dhe vendoseni këtë numër: 869 0402 5435
























