Uka: Opozitë e vërtetë është LVV
PDK është mbështetja e vazhdueshme e partive tjera me qëllim të rrëzimit nga pushteti LVV, e në veçanti mohimi absolut i peticionit, si iniciativë ligjore që ne kemi nisur për ta rrëzuar këtë qeveri, e cila nuk ka gjetur mbështetjen e PDK-së, gjë që kjo shpërfaq më së miri qëndrimi në kuadër të kësaj qeverisjeje dhe besoj se do të jetë çështje kohe kur ne do të zbulojmë bashkëpunimin në mes të PDK-së dhe partive në pushtet.
Kështu deklaroi deputeti Fitim Uka, nga radhët e LVV-së në Imazh te RTK
Lidhur me qëndrimin e deputetit Hoxha nga PDK për qëndrimin ndaj peticionit dhe qasjes ndaj koalicionit qeverisës, deputeti Uka reagoi se ka një diskrepancë në mes të veprimit dhe qëndrimit politik të PDK-së.
“Vijat e kuqe nuk i kemi hequr, por ftesa për rrëzimin e qeverisë ka qenë e hapur, e drejtpërdrejtë edhe për subjektet brenda koalicionit qeverisës”, shtoi ai.
I pyetur për shkakun e rrëzimit të Qeverisë Hoti, deputeti Uka deklaroi se kjo vjen nga shkaku i keqmenaxhimit të qeverisjes në kohë pandemie.RTKLive























