VIDEO- Lugina gati për vitin shkollor
BKT
Lajme

VIDEO- Lugina gati për vitin shkollor

Më se tridhjetë libra shkollorë për nxënësit e shkollave fillore, për herë të parë Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, ia ka lejuar Këshillit Nacional Shqiptarë që nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, t`i përdorin nga Republika e Shqipërisë, gjë kjo që u arrit me angazhimin direkt të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë.

Shkollat në Luginë sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit të Serbisë, do të nisin procesin edukativo arsimorë nga një shtatori. Ky vit do të karakterizohet me përdorimin e shumë kërkuar të librave nga Shqipëria.

Filloristët librat shkollorë do të mund t`i gjejnë në libraritë e shtëpisë botuese “Albas”, por përderisa nuk gjendjen mjete për distribuim falas, prindërit do të duhet t`i paguajnë ato.

Shumica e vendeve të rajonit, librat shkollorë sidomos për filloristët i shpërndajnë falas. Këshillit Nacional Shqiptarë për shkak të buxhetit tejet të vogël e ka të pamundur që të mbuloj shumën prej 140 mijë eurove në mënyrë që filloristët shqiptarë të mund t`i kenë librat falas.

Ndaj KNSh duke pas parasysh gjendjen ekonomike të rëndë në këtë rajon dhe nivelin e lartë të papunësisë së popullatës shqiptare u ka adresuar kërkesa Qeverisë së Kosovës e edhe asaj të Shqipërisë që të mbulojnë këtë shumë simbolike për qeveritë respektove por që është mjaftë e madhe për nxënësit shqiptarë të kësaj zone.
 


MË SHUME NGA Lajme