VIDEO- Avdullahu: Të njoftohen ligjvënësit për takimin në Shtëpinë e Bardhë
BKT
Lajme

VIDEO- Avdullahu: Të njoftohen ligjvënësit për takimin në Shtëpinë e Bardhë

Emrat e delegacionit të Kosovës, që në fillim të javës do të udhëtojnë në Uashington u bënë publikë, por nuk dihet se cilat do të jenë temat që do të shtrohen në tavolinën e bisedimeve me 4 shtator, pos atyre ekonomike.

Në Prishtinë po kërkohet transparencë nga kreu qeveritar, Avdullah Hoti.

Analisti Faton Avdullahu thotë se qeveria duhej të gjente forma t'i njoftonte deputetët se çka pritet të diskutohet atje, ani pse ligjvënësit janë në pushim.

Avdullahu thotë se ndonëse dihet botërisht kërkesa e Kosovës, për njohje nga Serbia, ajo duhet të shtrohet në tavolinë me 4 shtator.

Edhe analisti Arton Demhasaj thotë se e vetmja kërkesë e palës kosovare qoftë në Bruksel apo Uashington përballë Serbisë, duhet të jetë çështja e njohjes.

Delegacioni i Kosovës, në takimin e së premtes të javës që vjen, përbëhet nga kryeministri Avdullah Hoti si kryesues. Shefi i Qeverisë me vete do t'i ketë edhe dy zëvendëskryeministra, tre ministra, Koordinatorin për Dialog si dhe shefen e stafit në zyrën e tij.

Takimi në Uashington për Skënder Hysenin si Koordinator Shtetëror për Dialog do të jetë pak ditë pas një takimi që pati në Bruksel me Marko Gjuriqin e palës serbe me ndërmjetësimin e  emisarit special për dialog të BE-së, Miroslav Lajçak.

Pas këtij takimi Hyseni kishte deklaruar se Serbia ishte treguar jo konstruktive, por nuk ka treguar për temat që delegacioni serb i hapi në tavolinë.

Një tjetër takim Hyseni-Gjuriq do të jetë më 6 shtator e një ditë pas më 7 shtator atje do të takohen kryeministri kosovar e presidenti serb.
 


MË SHUME NGA Lajme