12:02 / 30.08.2020
Përballja ndaj Bjellorusisë, shikoni sa kuotohet fitorja e Shqipërisë
Shqipëria do të përballet të premten e 4 shtatorit ndaj Bjellorusisë në takimin e vlefshëm për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Me probleme të shumta për shkak të situatës së jashtëzakonshme të pandemisë, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të tentojnë ta nisin këtë aventurë me rezultat pozitiv.
Për sa i përket kuotimit në kompanitë e huaja të basteve, janë vendasit atij që shihen favoritë në këtë përballje.
Nga koeficientët paraprakë, kur duhet edhe 1 javë nga zhvillimi i kësaj përballje, triumfi i Bjellorusisë vlerësohet me koeficientin 2.5, barazimi 3.2, ndërsa fitorja e Shqipërisë, 2.8.
























