Koeman këmbëngul për Depay, Barça gati të ofrojë 40 milionë euro
BKT
Sport

Koeman këmbëngul për Depay, Barça gati të ofrojë 40 milionë euro

Ronald Koeman i ka të qarta idetë për të përforcuar repartin e avancuar për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Barcelonës kërkon me insistim Memphis Depay, i cili e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin me fanellën e Lyon, ku në sfidën ndaj Dijon shënoi tre herë.
Numri një i “blaugranave” e simpatizon shumë 26-vjeçarin dhe për këtë i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë maksimumin për të arritur te futbollisti që shikohet si pasuesi i denjë i Suarez.
Për të arritur te kartoni i Depay, Barcelona është gati të ofrojë 40 milionë Euro, shumë kjo që vështirë se do të bindë presidentin e francezëve Jean-Michel Aulas të lërë të lirë lojtarin.