Haradinaj për takimin e 4 shtatorit: S`ka njohje, flitet për ekonomi
BKT
Lajme

Haradinaj për takimin e 4 shtatorit: S`ka njohje, flitet për ekonomi

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka treguar se cfarë do të bisedohet në takimin Kosovë-Serbi në Uashington më 4 shtator. Ai thotë se sot janë takuar të gjithë liderët e koalicionit dhe është biseduar në përpikmëri për atë se cfarë e pret delegacionin e Kosovës.

“Parimi i paprekshmërisë territoriale. Parimi i kushtetshmërisë dhe Zajednica nuk do të diskutohen në Uashington fare. Ndërsa që njohja të arrihet është pak e vështirë të besohet. Por do të ketë një avancim politik. Shtëpia e Bardhë do të kërkojë nga BE një avancim më të madh në dialog. BE është frikësuar që mos Shtëpia e Bardhë do të shtyjë përpara një marrëveshje përfundimtare por kjo nuk do të arrihet”, ka thënë ai në T7 .  

“Do të ketë një avancim të madh në marrëdhëniet reciproke. Do të diskutohen kryesisht tema ekonomike”, shtoi Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme