Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë, Ilir Morina, traveler si dhe Petrit Kallaba, flasin për turist në kohë pandemie.
Po ashtu mysafir do të jetë Petrit Balija, Kreyeshef Ekekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, i cili na tregon rreth nisjes së fushatës informuese për rritjen e pagesave me kartel bankare si dhe reduktimin e parasë kesh në ekonomi.
Ndërsa në një lidhje direkte do të jetë Riza Selimi, Kompana rajonale “Pastrimi”, i cili na fletë më shumë rreth aksioniz për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme në kryeqytet.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























