Ushqime që s`duhet t`i ndani nëse doni dhëmbë të bardhë
BKT
Lifestyle

Ushqime që s`duhet t`i ndani nëse doni dhëmbë të bardhë

Dhëmbët e bardhë janë të adhurueshëm, por fatkeqësisht duhet shumë punë dhe përkujdesje për t`i mbajtur të tillë. Përpos zbardhimit dhe teknikave në kushte shtëpie që me siguri i keni dëgjuar të gjithë, duhet të bëni kujdes me ushqimet që konsumoni.

E dini që disa lloje frutash janë miq të ngushtë me dhëmbët e bardhë? Nëse jo, hidhini një sy listës më poshtë:

Karrota

Karrotat janë si një pastë dhëmbësh e ofruar nga natyra. Ato ndihmojnë në zhdukjen e njollave të dhëmbëve dhe përmirësimin e ngjyrës së tyre.

Luleshtrydhe

Kanë një veti pastruese dhe ju ndihmojnë gjithashtu për të mbajtur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm, me anë të vitaminës C që ato përmbajnë.

Mollët

Ato nuk janë vetëm të pasura me vitamina dhe ushqyese, por përmbajnë fibra të cilat i zbardhin dhëmbët tuaj dhe ju ndihmojnë të eliminoni bakteret.

Dardha

Me përmbajtjen e lartë të ujit, dardha ju ndihmon të neutralizoni acidin e gojës që shkakton probleme tek dhëmbët.