Halimi: Nga takimi në Uashington, do të dilet me zotime
BKT
Lajme

Halimi: Nga takimi në Uashington, do të dilet me zotime

Analisti Fisnik Halimi në emsionin Debat të RTK-së ka vlerësuar takimin I cili do të bëhet në Uashington me 4 shtator, duke thënë se nga ky takim do të dilet me zotime.

 “Ky takim nuk është as për Serbinë, as për Kosovën por për SHBA-në që ky takim të bëhet i përdorshëm për presindentin Trump në zgjedhjet që do të mbahen në Amerikë”, tha Halimi në RTK.

Sipas tij, tema e Kosovës mjafton për ta përdorur në fushatë zgjedhore Tramp që ka bërë zgjidhje për çështjen  Kosovë-Serbi.

Ai beson që do të dilet nga ky takim me zotimin se do të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi.

“Besoj që nga ky takim do të dilet me zotim që të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë të përshpesjtuar”, tha ai.

Ky takim, sipas Halimit, do të jetë i rëndësishëm edhe për qeverinë e vendit që kjo e fundit të forcohet përbrenda dhe ta vazhdoj qeverisjen.

“Uashingtonit i duhet ta bind edhe një partner tjetër në Kosovë, sepse negociatat mes Thaçit dhe Vuçiqit kanë përfunduar dhe ato janë legjitime për SHBA-në”, tha Halimi


MË SHUME NGA Lajme