Moda e Vjeshtës vjen ushtarake
BKT
Lifestyle

Moda e Vjeshtës vjen ushtarake

Nga Melania tek trendet që na presin në këtë stinë

Stili ushtarak do të jetë një nga trendet e kësaj Vjeshte. Dhe dëshmi e kësaj është Melania, e cila e paralajmëroi më herët gjatë konventës së republikanëve në Shtetet e Bashkuara, me kostumin jeshile ulliri dhe takat elegante.

Por ky stil ishte parashikuar edhe nga stilistët në pasarelat e tyre të koleksioneve Vjeshtë-Dimër 2020.

Ngjyrat do të jenë në të gjitha nuancat e jeshiles deri në kaki, në pallto, xhaketa, pardesy dhe fustane.

Kjo ngjyrë kërkon prerje rigoroze, dhe gjithmonë pa refuzuar feminilitetin.