Tërnava priti në takim kryetarin e Shoqatës Miqtë e Amerikës Agim Rexhepi
BKT
Lajme

Tërnava priti në takim kryetarin e Shoqatës Miqtë e Amerikës Agim Rexhepi

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava priti në takim kryetarin e Shoqatës Miqtë e Amerikës Agim Rexhepi.

Me këtë rast myftiu Tërnava falënderoi mysafirët për vizitën dhe i njohu ata mbi aktivitetin dhe organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke vënë në pah se Kosova vlerëson dhe është mirënjohëse për ndihmën dhe kontributin e pazëvendësueshëm që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset e deritanishme.

Nga ana e tij Agim Rexhepi kryetar i Shoqatës Miqtë e Amerikës falënderoi myftiun Tërnava për mikpritjen dhe e informoi për aktivitetet e Shoqatës, Miqtë e Amerikës , për projektet dhe objektivat. Myftiu Tërnava ka vlerësuar lartë kontributin e Shoqatës Miqtë e Amerikës në forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-ve dhe është një shembull që duhet ndjekur edhe me shtetet tjera mike të Kosovës anë e kënd globit.


MË SHUME NGA Lajme