Tahiri: Në Uashington do të bëhen hapat e parë drejt njohjes së Pavarësisë
Ish-Ministrja e dialogut Edita Tahiri, thotë se vetë fakti që takimi mbahet në Uashington, tregon një strategji të SHBA-së për Ballkanin, sepse çdoherë që ka ndërhyrë SHBA-ja, ka patur rezultate, sukses për paqen në rajon.
“Besoj se do të behën hapat e parë drejtë njohjes së Pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetin e saj, brenda kufijve, pasi që po duket se është hequr dorë nga ndërrimi i territorit”, thotë Tahiri në emisionin ‘Imazh’, në RTK.
"Do të ishte mirë që ne këto bisedime të merrte pjesë edhe opozita, por delegacioni ka legjitimitetin për këto bisedime", shton ajo. Sipas saj Kosova do të dilte më serioze dhe do të ishte më mirë për që opozita të ishte prezentë në Uashington.
Sipas Tahirit, pozita dhe opozita nuk kanë qenë të sinqertë rreth pjesëmarrjes në bisedime dhe ti tregojnë kushtet në bazë të cilës do të merrnin pjesë në Uashington.























