Mërgim Pefqeli dhe Donat Hasanaj prezantohen te FC Prishtina
BKT
Sport

Mërgim Pefqeli dhe Donat Hasanaj prezantohen te FC Prishtina

Mërgim Pefqeli dhe Donat Hasanaj janë ardhjet e reja te FC Prishtina.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit prishtinas.

Pas prezantimit, Pefqeli, ka deklaruar se është ndjenjë e mirë të rikthehet në skuadrën e zemrës.

“Ndjenja e rikthimit është shumë e mirë sepse u ktheva tek klubi i zemrës dhe fëmijërisë. Të bartësh fanellën e bardhë e kaltër është nderi i madh, veçanërisht për mua”, tha ai për faqen zyrtare të klubit.

Kurse, Hasanaj, tha se ndihet i obliguar të japë më të mirën e tij në skuadrën ku i mori hapat e parë si lojtar, raporton KK.

“Rikthimi në klubin ku mora hapat e parë si futbollistë është emocionues dhe shumë sfidues njëkohësisht, pasi që ndjehesh i obliguar të japësh gjithmonë më të mirën nga vetja, pasi që bëhet fjalë për klubin e zemrës dhe njëherit klubin më të madh në Kosovë. Prishtinës është vështirë t’i thuash jo”.