Hoti paralajmëron konferencë me bizneset e diasporës shqipetare
BKT
Lajme

Hoti paralajmëron konferencë me bizneset e diasporës shqipetare

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar organizimin e konferencës ndërkombëtare me të gjitha bizneset e diasporës shqipetare anë e mbanë botës.

Ai ka njoftuar për takimin me Presidentin e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare, Nazar Mehmeti dhe Sekretarin, Ismet Smajli. 

Njoftimi i plotë:

Nder i veçantë ta takojmë Presidentin e rrjetit të bizneseve të diasporës shqiptare, z. Nazar Mehmeti dhe Sekretarin z. Ismet Smajli, ku diskutuam për thellim të bashkëpunimit në mes të bizneseve të diasporës dhe mundësive të investimit në Kosovë.

Programi i rimëkëmbjes ekonomike do të ofrojë mundësi më të mira investimi, por njëkohësisht do të ndihmojë dhe ofrojë siguri për sektorin privat.

U dakorduam që në Shtator të mbajmë takimin përgatitor dhe shpejt të organizojmë konferencën ndërkombëtare me të gjitha bizneset e diasporës shqipetare anë e mbanë botës.


MË SHUME NGA Lajme