20:33 / 02.09.2020
Manchester United e bën zyrtare blerjen e van de Beek
Manchester United më në fund ka kryer goditjen e parë të madhe në këtë merkato vere.
“Djajtë e Kuq” kanë zyrtarizuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër blerjen e holandezit Donny van de Beek nga Ajaxi i Amsterdamit.
23-vjeçari i ka kushtuar Manchester United plot 40 milionë stërlina. Futbollisti i përfaqësueses së Holandës ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare, në bazë të së cilës do të përfitojë 107 000 stërlina në javë plus bonuset.
Kujtojmë që van de Beek u kërkua që verën e kaluar nga Real Madridi, ndërsa këtë sesion merkatoje për të ka patur interes edhe nga Barcelona, por “Djajtë e Kuq” ishin më këmbëngulës në ofertën e tyre, duke e bindur futbollistin dhe klubin e Ajaxit.























