Spahiu: Presioni është mbi Serbinë që ta njohë Kosovën
BKT
Lajme

Spahiu: Presioni është mbi Serbinë që ta njohë Kosovën

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se presioni amerikan është mbi Serbinë, që ajo ta njohë shtetin e Kosovës.

Ai ka folur në “Debat” te RTK.

“Presioni amerikan është mbi Serbinë, që ta njohë Kosovën. Serbia akoma nuk po pranon ta bëjë. Që njëzet vite janë negociatat për këtë punë. Serbia nuk është mjaftuar me ato që I ka ofruar Kosova deri më tash.  Ne nuk e kemi diskutuar si vend se çka jemi në gjendje të japim”, ka thënë ai.

Spahiu është shprehur se njohja nga Serbia do të ishte çelës për njohje nga Rusia dhe Kina.  

Ai ka thënë se nëse nuk do të këtë njohje më 4 shtator, atëherë do të bëhen disa marrëveshje ekonomike.


MË SHUME NGA Lajme