07:43 / 03.09.2020
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Avni Haziri - internist-gastroenterolog. Ai flet për GJAKDERDHJET NË TRAKTIN GASTROINTESTINAL.
Kurse Arben Çejku - ambasador, shkrimtar dhe publicist, flet për LIBRIN “SOVRANITETI VERSUS INTEGRITETI”.
SONTE NDESHJA KOSOVË-MOLDAVI NË STADIUMIN E PARMËS NË ITALI, për këtë do të ketë të ftuar.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























