Kthehet sot nga trajtimi në Turqi polici që ishte plagosur rëndë në Zhur
BKT
Lajme

Kthehet sot nga trajtimi në Turqi polici që ishte plagosur rëndë në Zhur

Polici, Artur Mrasori i cili ishte plagosur rëndë nga shpërthimi në Zhur, do të kthehet në Kosovë sot pas trajtimit në Turqi.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

Mrasori në Aeroportin e Prishtinës do të pritet edhe nga drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës ju njofton se sot me datë 03 shtator 2020 në ora 18:00, në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë,  do të arrijë zyrtari policor Artur Mrasori, i cili që nga data 31.01.2020 ka qenë në trajtim mjekësor në shtetin e Turqisë, për shkak të lëndimeve serioze të marra në kryerje të detyrës me datë 28.01.2020.

Pjesëmarrës në pritjen e tij në aeroport do të jetë edhe Drejtori i Pëgjithshëm dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme