14:33 / 03.09.2020
Grenell para takimit të nesërm: Ta lëmë politikën anash, fokus ekonomia
Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka thënë le ta lëmë politikën anash dhe të merremi me ekonomi.
Grenell ka shkruar në Twitter para takimit që pritet të mbahet nesër në SHBA.
“Njerëzit e Kosovës dhe Serbisë meritojnë normalizim të ekonomisë dhe shanse për të krijuar një ekonomi që sjellë përfitim. Sot jam i fokusuar te njerëzit e rinj që duan karrierë, një punë të mirë dhe lidhje me perëndimin. Ju kam dëgjuar dhe do ta shtyej përpara këtë agjendë. Le ta lëmë politikën anash”, ka shkruar Grenell.























