Abazoviq thotë se përjashton formimin e qeverisë me partinë e Gjukanoviqit
BKT
Lajme

Abazoviq thotë se përjashton formimin e qeverisë me partinë e Gjukanoviqit

Politikani me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, bartës i listës i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, në emisionin ‘Imazh” në RTK, filloi me akuza ndaj pushtetit të kaluar të partisë së Milo Gjukanoviqit dhe kërkoi përkrahjen e partive politike të Kosovës.

“Gjukanoviqi ka qenë 30 vjet në pushtet dhe e ka privatizua shtetin. Koalicioni im ka fituar katër vende në Parlamentin e Malit të Zi. Po ndërrohet pushteti i cili aspak nuk ishte demokratik, nuk do të jetë lehtë të bëhet kjo”, tha ai.

Abazoviq thotë se përjashton formimin e qeverise me Partinë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi, e cila udhëhiqet nga presidenti, Milo Gjukanoviq dhe fton deputetët që ta përkrahin qeverinë e re të koalicionit të tij, në mënyrë që shteti i Malit të Zi të jetë më i fortë.

Abazoviqi  tha se ëndërr e tija është “Mali i Zi në BE”. “Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”, tha ai.

Sipas tij partitë me të cilët do të formon qeverinë nuk janë të gjitha radikale, ato, thotë ai, janë zgjedh nga qytetarët e Malit të zi në bazë të asaj që kemi ofruar.,”Ne presim që edhe partitë e Kosovës ta përkrahin koalicionin tonë”.


MË SHUME NGA Lajme