Vuçiqit i janë vënë mbi tavolinë dokumentet për njohjen e Kosovës
BKT
Lajme

Vuçiqit i janë vënë mbi tavolinë dokumentet për njohjen e Kosovës

Mediumet e njohura serbe si Blic dhe B92 kanë thënë se presidentit të Serbisë i janë dorëzuar mbi tavolinë letra për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

B92.net dhe Blic.rs duke iu referuar burimeve të tyre shkruajnë se kjo ka ndodhur që në fillim të takimit.

“Gjithçka është përgatitur më herët, shqiptarët e kanë ditur”, citohet të ketë thënë ky burim për Blic.rs.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë nisur sot e do të vazhdojnë edhe nesër. Sipas administratës amerikane, temë sot do të jenë çështjet ekonomike, kurse për nesër është thënë se mund të jetë çdo gjë për çka palët pajtohen. 


MË SHUME NGA Lajme