Abazoviq: Nëse bëhem kryeministër vizitën e parë do ta bëja në SHBA
Politikani me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, bartës i listës i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, në emisionin ‘Imazh” në RTK, tha se nëse bëhet kryeministër i Malit të Zi vizitën ë parë do ta bënte në SHBA.
“Nëse bëhem kryeminister i Malit të Zi veni i parë që do të vizitoja do të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Abazoviq tha se nuk e sheh prioritet temën për demarkacionin në mes Mallit të Zi dhe Kosovës. Njëherit u bëri thirrje edhe partive tjera shqiptare në Mal të Zi ta përkrahin koalicionin e tij, “E zeza mbi të bardhën” në formimin e qeverisë së re.
Dritan Abazoviq, bartës i listës i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, në emisionin ‘Imazh”, edhe njëherë e përsëriti se do të jetë kundër, nëse në rend dite të qeverisë së ardhshme malazeze vihet tërheqja e njohjes së Kosovës, pasi që kjo është çështje e kryer, nuk duhet kthyer në të kaluarën.























