Publikohet formacioni zyrtare, ja si do të luajë Kosova ndaj Moldavisë
Liga e Kombeve është mundësia e artë që Kosova të mund të fitojë biletën e Evropianit.
Duke pritur gjysmëfinalet e edicionit të shkuar, “Dardanët” e dinë më mirë se kushdo tjetër entuziazmin e nevojshëm që duhet në këtë kompeticion.
Sot, të drejtuar nga Bernard Challandes, i cili rinovoi edhe për dy vite, “Dardanët” do të sfidojnë Moldavinë, e cila e luan në Parma ndeshjen si pritëse.
Kosova gjithashtu pjesë e Ligës C, e vendosur në grupin e 3-të kualifikues. Pas Moldavisë, me të cilën “Dardanët” startojnë sot Ligën e Kombeve në orën 20:45, ndeshja e radhës është ajo ndaj Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, të hënën e shtatë shtatorit, një prej skuadrave që synon vendin e parë, ashtu si edhe Sllovenia.
Trajneri Challandes ka bërë publike formacionin zyrtar, duke hedhur në fushë të gjithë artilerinë e rëndë që ka në dispozicion.
KOSOVA: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, Berisha, Kololli. Trajner Challandes.
Ndeshja Moldavia-Kosova nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK























