Pirlo: Gati për titullin e 10-të, ja çfarë na duhet për Championsin
BKT
Sport

Pirlo: Gati për titullin e 10-të, ja çfarë na duhet për Championsin

Andrea Pirlo sapo ka veshur tutat e trajnerit, por tashmë i ka të qarta idetë dhe objektivat sezonalë te Juvja.

“Rruga do të jetë e gjatë, do të duhet kohë sepse për momentin nuk mund të punojmë me shumë lojtarë.  Ne do të japim gjithçka në fushë, kemi dëshirë të madhe të tregojmë se Juventusi dëshiron të fitojë titullin e 10-të radhazi dhe ndoshta do t’i shkojë deri në fund Championsit. Ne jemi këtu dhe duam të bëjmë më të mirën.”

Deklarata të drejtpërdrejta, të bëra me vetëdije dhe pa frikë. Mbi të gjitha, Andrea Pirlo është mësuar të jetë në dhomat e zhveshjes së Juventusit dhe e di se e vetmja gjë që ka rëndësi është të fitosh.

“Agresiviteti dhe dëshira për të fituar përsëri topin pas humbjes së tij është diçka për të cilën po punojmë shumë. Duke parë Championsin, ekipet që arritën në fund janë ato që e rikuperojnë topin në kohën më të shkurtër. Kjo duhet të jetë një karakteristikë që duhet të na dallojë”.