Osmani priti në takim ambasadoren finlandeze Pia Stjernval
BKT
Lajme

Osmani priti në takim ambasadoren finlandeze Pia Stjernval

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadoren finlandeze Pia Stjernval me të cilën biseduan për menaxhimin e pandeminë Covid-19.

U bisedua për fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë.

Kryetarja Osmani tha se çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit. Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën duhet të arrihet konsensus i gjerë. 
Në këtë kontekst, ajo potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi. 
Të dy bashkëbisedueset diskutuan edhe për zhvillimet e fundit aktuale në vend.


MË SHUME NGA Lajme