Express: Kosovën sot pritet ta njohë një shtet i fuqishëm
BKT
Lajme

Express: Kosovën sot pritet ta njohë një shtet i fuqishëm

Gazeta Express raporton se Kosovën pas marrëveshjes që do të nënshkruhet sot në Uashington do ta njohë një shtet i fuqishëm.

Kryeministrit Avdullah Hoti do t’i telefonojë një nga kryeministrat më të fuqishëm të botës, që do t’ia konfirmojë njohjen e shtetit të Kosovës.

Sipas Buzhalës, ky kryeministër i këtij shteti ka raporte të mira me presidentin amerikan Donald Trump dhe Shtëpinë e Bardhë.

“Në momentin e parë që kjo gjë do të jetë pothuajse zyrtare ne do ta publikojmë këtë njohje, është njëra nga njohjet më të rëndësishme që ka pasur Kosova”, ka thënë Buzhala.


MË SHUME NGA Lajme