17:25 / 04.09.2020
Pas pak nis ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi
Për pak çaste pritet të nis ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Uashington.
Pamjet e para, tregojnë një sallë me katër flamuj të SHBA-së, por pa ato të Kosovës e Serbisë.
Mbi tavolinë janë edhe marrëveshjet që pritet të firmosen nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se nuk ka asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.
“Do të ketë vetëm marrëveshje të mira”, u shpreh shkurt























