Pacolli për Marrëveshjen: Kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën
BKT
Lajme

Pacolli për Marrëveshjen: Kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur Marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. 

Ai ka thënë se kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën, popullin e saj dhe të ardhmen Euro-Atlantike të vendit.

Reagimi i plotë:

E mirëpres nënshkrimin e marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë me SHBA si palë garantuese për normalizimin të marrëdhënieve ekonomike.

Kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën, popullin e saj dhe të ardhmen Euro-Atlantike të vendit.

Unë dhe AKR e përshëndesim lidershipin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Ambasadorit Richard Grenell për këtë arritje historike.

Gjithmonë kam besuar se përqendrimi në ekonominë dhe infrastrukturën e vendeve tona do të hapë rrugën për heqjen e barrierave politike për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Në kohërat kur bota po përballet me krizë të paparë shëndetësore dhe ekonomike, është një mbështetje e madhe për ekonominë dhe prosperitetin tonë, për të kapërcyer sfidat me të cilat përballet ekonomia jonë.

Ne gjithmonë kemi fituar me Shtetet e Bashkuara, dhe pas vitit 1999 dhe 2008, Shtatori i vitit 2020 është një tjetër moment historik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.


MË SHUME NGA Lajme