19:14 / 04.09.2020
Real Madrid njofton se Brahim Diaz i bashkohet Milanit
Brahim Diaz do të luajë me fanellën e Milan.
Ishte bërë e ditur ditë më parë, por vetëm sot zyrtarizohet nga Real Madrid se Brahim Diaz do të huazohet.
Faqja zyrtare e ‘Mbretërve’ bën të ditur se lojtari do të luajë një vit i huazaur, pa ndonjë opsion për blerje nga Milan.
Lojtari ka kryer testet mjekësore me ‘Rossoneri’ kurse tashmë nuk e pengon asgjë për të veshur fanellën e Milan, raporton lajmi.
Stefano Pioli duket të ketë besim të madh në talentin spanjoll, i cili nuk pati shumë hapësira në skuadrën e Real Madrid.























