Hyseni: U bë hapi vendimtar, e pres njohjen reciproke brenda muajsh
Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi Skender Hyseni pret njohje të shpejtë të Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar. Një gjë e tillë sipas tij mund të ndodh brenda disa muajsh.
Hyseni nga Uashingtoni tha se marrëveshja e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë është hapi vendimtar rreth njohjes së ndërsjellë në mes të dy vendeve.
“Zhvillim i hovshëm ekonomik i rajonit i bën problemet tjera më lehtë të zgjidhshme”, tha Hyseni në emisionin “Pressing”, në T7.
“Sot është bërë ai hapi vendimtar drejt njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Atë njohje unë e pres brenda muajsh. Në variantin më pesimist brenda vitit të ardhshëm Kosova dhe Serbia do ta njohin njëra-tjetrën’, tha Hyseni.
Hyseni tha se nuk sheh problem çështjen e Ujmanit në marrëveshjen e sotme.























