20:28 / 05.09.2020
Hoti: Marrëveshja Kosovë - Serbi ka rëndësi gjeopolitike
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Marrëveshja Kosovë-Serbi ka rëndësi gjeopolitike.
Ai ka folur në “Debat” te RTK.
“Kjo marrëveshje nuk është vetëm marrëveshje mes dy vendeve, por ka rëndësi gjeopolitike në kuptim të vendosjes së kapitalit dhe të interesave amerikane në regjion. Për t’iu dhënë sinjal Kinës dhe Rusisë se këto vende dhe këta qytetarë besojnë në Perëndimin”, ka thënë Hoti.
Hoti ka kërkuar që të fusim teknologji që i plotëson standaret amerikane.























