Hoti për Marrëveshjen e djeshme: Hap drejt marrëveshjes finale
BKT
Lajme

Hoti për Marrëveshjen e djeshme: Hap drejt marrëveshjes finale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Marrëveshja me Serbinë është historike dhe se synimi është njohja reciproke.

Ai ka folur në “Debat” te RTK.

“Ka një shprehje: “Roma nuk është ndërtuar për një ditë”.  Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje kemi bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale.”, ka thënë Hoti. “Nuk ka vend për këndvështrime të tilla se me këtë marrëveshje është cenuar sovraniteti dhe integriteti territorial”.

Ai ka thënë se është në komunikim me të gjitha subjektet dhe liderët në Kosovë, edhe me Vetëvendosjen, për të cilët ka thënë se asnjëherë nuk i përgjigjen.  


MË SHUME NGA Lajme