11:09 / 06.09.2020
Pacolli: Jeta është si një libër
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, të dielën e ka nisur me një thënie motivuese.
Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se jeta është sikur një libër në të cilën ka edhe kapituj të këqij.
Por, sipas ish-ministrit të Punëve të Jashtme një kapitull i keq, nuk do të thotë që libri ka mbaruar.
“Jeta është si një libër. Janë disa kapituj të këqij. Por një kapitull i keq, nuk do të thotë që libri ka mbaruar. Ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë!”, ka shkruar Pacolli.























