12:45 / 06.09.2020
Hoti të martën do takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Stoltenberg
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se të martën më 7 shtator do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë”.
“Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.























