Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Nis në mënyrë virtuale edicioni i 19-të "Remusica", për të folur për këtë temë në lidhje të drejtpërdrejtë nga Brukseli do të jetë Donika Rudi - drejtoreshë e festivalit.
Lidhje direkte poashtu do të ketë nga Ferizaj, prej atje do të flas Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili do të na tregoj se çfarë moti na pret ditëve në vijim.
Poashtu, i ftuar është edhe Arian Zeka nga OEA, ai do të flas për efektet ekonomike të marrëveshjes në Uashington.
Lidhje direkte nëpërmjet Skype do të ketë edhe nga edicioni i 10-të i "Green fest" në Mitrovicë, prej atje do të flas Lulëzim Hoti, drejtor i organizatës “7 Arte”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























