07:07 / 07.09.2020
Mbi 27 milionë të prekur me koronavirus në të gjithë botën
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 27 milionë e 145 mijë e 769 raste me COVID-19.
Numri më i madh i të infektuarve është në SHBA – 6.434.526 raste, pasuar nga Brazili (4,123,000), India (4,160,493), Rusia (1,025,505), Peruja (683,702), Kolumbia (658,456), Afrika e Jugut (636,884), Meksika (629,409), Spanja (517,133), Argjentina (471,806) dhe Kili (420,434).























