Në Kaçanik lindi shteti politik e juridik i Kosovës
RTKlive
Sot (7 shtator), është shënuar 7 Shtatori, respektivisht 30-vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut.
Ish-nënkryetari i Kuvendit të atëhershëm, z. Ilazi Ramajli ka vlerësuar lartë sakrificën e delegatëve të cilët më 7 shtator në Kaçanik shpallën Deklaratën Kushtetuese, që ishte edhe vullnet i popullit të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur tekstin e Kushtetutës e kanë shkruar profesorët Ejup statovci, Ismet Salihu etj.
Ish-nënkryetari i Kuvendit të atëhershëm, z. Ilazi Ramajli, tha për emisionin IMaZH në RTK, se kanë qenë disa arsyeje që Kaçaniku ishte vendosur si qytet ku mund të mbahet kjo mbledhje me rëndësi.
Ramajli ka falënderuar ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli për vendosjen e pllakës për 7 Shtatorin, në shënimin e 25 vjetorin.
Ndryshe sot (7 shtator), në orën 12:00, në Kuvendin e Kosovës është shënuar 7 Shtatori, respektivisht 30-vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut.
Në këtë solemnitet ishin deputetët e përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës, të cilët morën pjesë në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtator 1990.























