Gucati:Dosjet që i solli një i panjohur në OVLUÇK,do dërgohen në Prokurori
BKT
Lajme

Gucati:Dosjet që i solli një i panjohur në OVLUÇK,do dërgohen në Prokurori

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale mëngjesin e sotëm ka arritur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, por sipas anëtarëve të kësaj organizate ky material dëshmon se Gjykata Speciale është politike.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Husni Gucati, tha për emisionin IMAZH në RTK se në orën 09:15 ka arritur një pakë me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale.

“Sot në ora 09:15 të mëngjesit ka ardhur një paketë në Organizatën e Veteranëve që nuk e dimë kush e ka sjell atë paketë, kah ka ardhur në korridorin tonë. Në këtë që ka ardhur tek ne që po i shihni këto materiale para jush janë dikur afër 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale”, tha Gucati.

Ai bëri me dije se këto Dosje të Speciales, do të dërgohen në Prokurori të Kosovës dhe atyre u mbetetet të vendosin për to.

"Ne nuk e dijmë nëse janë false ose origjinal, por në bazë të dokumentacionit shihet se janë origjinale", tha ai.

Sipas tij me këto dokumente shihet se Specialja bashkëpunon me Serbinë.


MË SHUME NGA Lajme