Kërcënohet Ermal Panduri, reagon AGK
BKT
Lajme

Kërcënohet Ermal Panduri, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pas kërcënimit që i është bërë gazetarit Ermal Panduri, përmes një komenti në Facebook nga një qytetar

Panduri ka njoftuar se është duke u kërcënuar me jetë nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi përmes rrjetit social Facebook, ku ka postuar një koment ofendues dhe kërcënues në drejtim të tij.

“Ky djali po më kërcënon me jetë, po ma shan’ krejt familjen! Si ky janë shumë, por të mirët janë më shumë”, ka shkruar Panduri.


MË SHUME NGA Lajme