Gashi: PDK pro rrëzimit të qeverisë, por nuk jep nënshkrime
BKT
Lajme

Gashi: PDK pro rrëzimit të qeverisë, por nuk jep nënshkrime

RTKlive

Vetëvendosje si zgjidhjen e vetme e sheh mocionin për rrëzimin e qeverisë, për çka ka kërkuar edhe përkrahjen e PDK-së dhe AAK-së.

Por Kujtim Gashi nga Partia Demokratike të Kosovës, tha se tendenca e VV për rrëzim të qeverisë nuk është serioze.

“Ne bashkë me VV nuk i kemi 61 vota, dhe aktualsiht ne nuk kemi bashkëpunim me VV, në momentin që PDK i ka 61 vota në tavolinë mirëpret iniciativat ë tilla. Kjo qeveri është e dëmshme, po aq sa ka qenë e dëmshme qeveria Kurti”, tha ai sot në IMAZH në RTK.

Sipas tij qeveria që ishte para Hotit, nën udhëheqjen e z.Kurti ka qënë shumë e dëmshme dhe i ka bërë shumë dëm Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme