Prekazi: Për ‘Ujmanin’ duhet të bisedohet vetëm kur ka njohje reciproke
BKT
Lajme

Prekazi: Për ‘Ujmanin’ duhet të bisedohet vetëm kur ka njohje reciproke

RTKlive

Arbëror Prekazi, ish drejtor i Njësisë Afariste Uji dhe Centrali Elektrik në Ibër Lepenc, tha se Ujmani nuk duhet të jetë në tavolinë.

“Nëse Serbia do të njehë Kosovën, atëherë mund të ketë biseda mes dz shpeteve, por në këtë moment nuk duhet të flitet për të”, tha ai për emisionin IMAZH në RTK.

“Liqeni i Ujmanit është një aset me rëndësi pasi është i Kosovës dhe nuk duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel. Liqeni i Ujmanit dhe të gjitha ndërtimet që janë bërë në Zubin Potok janë pronë e Ibër Lepencit dhe për këtë, sipas tij, ekzistojnë dokumente”, theksoi ai.

Sipas tij Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në mes viteve ‘70-80-ta, dhe është ndërtuar në Kosovë. Ai bëri me dije se vetëm pjesa e Ibërit është kryer, ndërsa pjesa tjetër me Lepenc nuk ka filluar fare.

Sipërfaqja e gjithmbarshme e liqenit të Ujmanit është 11.9 km katrorë, ku  9.2 km katrorë i takojnë Kosovës dhe 2.7 km katrorë Serbisë. Rëndësia është shumë e madhe për Kosovën duke pas parasysh që uji nga akumulimi Ujman, nëpërmjet kanalit Pridvoricë- Obiliq, furnizon pjesën qendrore të Kosovës me ujë të papërpunuar. Ujmani është akumulimi më i madh në Kosovë. Kapaciteti maksimal është 375 milionë metra kub ujë, ndërsa kapaciteti i shfrytëzueshëm është diku rreth 350 milionë metra kub ujë.


MË SHUME NGA Lajme