Kosova këtë vit me mungesë të mjaltit
BKT
Lajme

Kosova këtë vit me mungesë të mjaltit

Ky vit ishte karakteristik për bletët, ndërsa pranvera e hershme me reshje dhe temperatura të ulëta ishte një start i dobët për bletari. Kjo ka ndikuar në rënie të skajshme të prodhimit të mjaltit.

"Sa i përket këtij viti, është katastrofë sa i përket produktit, prodhimit kryesisht të mjaltit jo vetëm këtu në Llap po në krejt rajonin do të thotë tani duhet t'i ushqejmë në mënyrë artificiale me sherbet", tha Hilmi Syla, Kryetar i Shoqatës së bletarëve " E Bukura Mbretëreshë" në Podujevë.

Në mesin 200 anëtarëve të shoqatës së bletarëve "E bukura mbretëreshë" marrjen me bletë nuk e konsiderojnë vetëm si profil fitimprurës por edhe art në vete.

"Viti i kaluar me këtë vit ka shumë dallim megjithëse këtë vit pothuajse mjaltë nuk ka hiq edhe ato çka e ka ja kemi lanë për vete, viti i kaluar ka qenë mirë por këtë vit është dobët", tha bletari, Sami Islami.

Ndërsa bletari, Esat Deda u shpreh se duhet punuar shumë me bletën.

Në zonën e Llapit mjaltë nuk ka fare këtë vit, ndërsa bletët gjatë sezonit pranveror dhe veror bletarët thonë se i bartin prej një zone në zonë tjetër ku ka kullosa të mjaftueshme. Faza e përgatitjes për dimërim të bletëve është 15 Shtatori.


MË SHUME NGA Lajme