08:33 / 09.09.2020
Hoti mbledh ministrat, diskutohen 12 pika
Sot, Qeveria e Kosovës duke filluar nga ora 15:00 do të mbajë mbledhjen e rregullt, në të cilën pritet të diskutohen 12 pika të rendit të ditës.
Në mbledhjen e 29-të me radhë, ndër të tjera, do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2019, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.























