12:07 / 09.09.2020
Trendet e flokëve të kësaj vjeshte
Shtatori, koha për të rinisur aktivitetet, por edhe momenti i duhur për ndryshime, veçanërisht këtë vit, i shenjuar thellë nga pasiguria e pandemisë. Përveç ngjyrave dhe ajrit të freskët, një prerje flokësh do të ishte ideale.
Edicioni i 77-të i festivalit të Venecias ka sjellë disa prej trendeve të kësaj vjeshte. Në tapetin e kuq të yjeve të kinematografisë bien në sy flokët jo shumë të gjatë, në disa raste lënë qafën zbuluar dhe në disa të tjera mbështeten butë mbi të, por pa arritur supet.
Mbizotërojnë modelet romantike, pasi edhe flokët e gjatë rrjedhin natyrshëm të valëzuar. Për një pamje më tërheqëse mund të përdorësh efektin e flokut disi të lagur, kombinuar me një veshje që i përshtatet këtij stili.























