Zeka: Kurti luan dhe abuzon me njerëzit që janë anti-amerikanë
Analisti Milaim Zeka në ‘Imazh’ te RTK tha se Albin Kurti është njeriu më ekselent për të abuzuar dhe për të luajtur me ndjenjat e të gjitha shtresave të qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se Kurti po luan me ndjejnjat e të gjitha shtresave të qytetarëve të Kosovës. Dhe sa i përket konfrontimeve të Grenell me disa nga liderët, së fundmi me Kurtin ai tha se kjo po ndodhë për shkak të një retorike kalkuluese, brenda Kosovë.
“Krejt kjo është duke u bërë për shkak të një retorike kalkuluese për votat në rrafshin e brendshëm, brenda për brenda Kosovës. Albin Kurti e dinë shumë mirë që në këtë gjendje kaq të mjerueshme, ku pjesa dërmuese është e papunë, një varfëri ekstreme, është njeriu më ekselent për të abuzuar dhe për të luajtur me ndjejnjat e të gjitha shtresave të qytetarëve të Kosovës. Luan me patriota kur e përmend flamurin, luan me të burgosurit politik e me atë të vuajturin, që ka vuajtur tërë jetën për bashkim me Shqipërinë, pra flet për bashkim kombëtar, luan dhe abuzon me njerëzit që janë anti amerikanë. Por ajo që më trishton këto ditë është fakti se pothuajse pjesa dërmuese si Vjosa Osmani, si Kadri Veseli, si Ramush Haradinaj, si të gjithë me radhë kanë qenë me ose pa vetëdije në të njëjtën valë, në të njëjtën melodi me Albin Kurtin. Cdo vëzhgatje me SHBA që e kanë bërë partitë opozitare por edhe AAK, cdo sul qoftë indirekt ka qenë sulm ndaj administratës së Donald Trump”, tha Zeka.
Sa i përket konfrontimit me Grenellin, Zeka tha se administrata amerikane nuk funksionon si nëpër oda, ata mbajnë arkivën që kushdo që të vijë në administratë këta njerëz nuk do ta kenë mbështetjen e SHBAve.
“Grenell ka kundërshtuar edhe Vjosa Osmanin, ai poashtu ka ditë me thanë Kadri Veselit 'nuk është ashtu’ dhe të gjithë të tjerëve, prandaj liderët tanë politik janë të bindur se administrata amerikane dhe vendet e BE-së funksionojnë sikur tek ne nëpër oda, që në momentin që del prej odës harrohet tërë muhabeti që e ke bërë, por këta i kanë arkivat që edhe po të ndrrohet administrata edhe po të vijë Joe Biden, këta njerëz nuk do të kenë më mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” tha Zeka.























