Ivan Perisiq rikthehet te Inter
BKT
Sport

Ivan Perisiq rikthehet te Inter

Futbollisti Ivan Perisiq, është rikthyer te skuadra italiane Inter.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Bayern Munchen, ku lojtari kroat është aktivizuar edicionin e fundit si i huazuar, transmeton KK.

“Faleminderit për gjithçka, Ivan”, thuhet në njoftim.

Perisiq te Bayern fitoi të gjithë trofetë e mundshëm duke filluar nga Bundesliga, Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve.